VIDEO/ Momente paniku për kapitenin e Newcastle, Lascelles sherr me disa persona për të mbrojtur vëllain e vogël

schedule10:01 - 29 Gusht, 2023

schedule 10:01 - 29 Gusht, 2023

Jamal Lascelles u trondit nga një sulm i një bande në rrugët e Newcastle, pasi ai u përplas me ta për të mbrojtur vëllain e tij më të vogël, i cili ishte duke u kërcënuar rëndë.

Kapiteni i Newcastle Jamal Lascelles u përfshi në një situatë të vështirë, i cili së bashku me vëllain e tij më të vogël dhe një shok u sulmuan nga një grup personash jashtë një klubi nate, të cilët madje u kërcënuan se do të qëlloheshin prej tyre me armë.

Mbrojtësi i klubit anglez pa një nga personat duke dhunuar vëllain e tij dhe ai menjëherë hyri për ta larguar agresorin, duke lëshuar një shishe në drejtim të tij. Incidenti u përshkallëzua, pasi Lascelles, vëllai i tij dhe shoku u rrethuan nga gjashtë deri në tetë persona të cilët filluan të qëllonin mbi ta.

Siç shihet edhe në video, Lascelles ka arritur të mbërthejë një prej agresorëve dhe pavarsisht goditjes që ka marrë, ka vazhduar të godasë me grusht këdo që ka gjetur duke u vetëmbrojtur. Miku i tij, rpaortohet se ra pa ndjenja pasi u godit me shkelma në kokë.

Dëshmitarët pranë ngjarjes shprehën frikën se i riu kishte vdekur, pasi kishte 15 minuta pa ndjenja para se të vinte ambulanca, por fatmirësisht nuk kishte pasoja të rënda./h.ll/abcnews.al