Balla: Basha gënjeu për kontratat e lobimit

schedule10:59 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 10:59 - 22 Dhjetor, 2017

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla, akuzoi kreun e PD-së, Lulzim Basha, se gënjeu përsa i përket kontratave të lobimit, gjatë intervistës së mbrëmshme në “Opinion”. Numri dy i socialistëve i referohet specifikisht deklaratës së Bashës, sipas të cilit fatura prej 500 mijë dollarësh e kontratave të lobimit ishte paguar nga shqiptaro-amerikanë që mbështesin PD. Nëse është vërtetë kështu, “përse duhet t’i bënin pagesat me emrin e një kompanie jorezidente në SHBA, por nga Belize apo Edinburgu?!” pyet Taulant Balla, duke akuzuar Bashën se gënjeu. Ai mbyll reagimin e tij duke i shtruar kryedemokratit dy pyetje të tjera: “Kush është Biniatta Trade që paguan për ty? Kush janë pronarët e saj?”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!