Erdogan: Mirëpresim miratimin e rezolutës kundër vendimit të Trump

schedule10:52 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 10:52 - 22 Dhjetor, 2017

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan, në lidhje me miratimin me 128 vota pro dhe 9 kundër të projektrezolutës së Jeruzalemit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se mirëpret miratimin me shumicë dërrmuese të projektrezolutës së Jeruzalemit, e cila u paraqit në Asambleme e Pergjithshme te OKB.

Presidenti Erdogan ka bërë postime në rrjetin Twiter në lidhje me miratimin e projektrezolutës së Asamblesë se Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ku ka theksuar ndër të tjera se “presim që qeveria e Trump të kthehet sa më shpejt që të jetë e mundur nga ky vendim fatkeq, për të cilin joligjshmëria e tij u paraqit në mënyrën më të dukshme nga Asambleja e Pergjithshme. Në emrin tim dhe popullit tim shpreh falenderimet për të gjithë ata që kanë ofruar mbështetje për kauzën e Palestinës dhe Jeruzalemit”. Ndërkohë që presidenti Erdogan postimet e tij i ka kryer edhe në gjuhën angleze dhe arabe./abcnews.al