Vizita a kryeministrit Albin Kurti në Athinë është cilësuar si një hipokrizi nga partitë opozitare. Deputetja e Lidhjes Demokratike në Kosovë Rrezarta Krasniqi, në një intervistë për KosovaPress u shpreh se para se Kurti të shkonte në Athinë për tryezën joformale, duhet të takonte te kryeministrin shqiptar Edi Rama.
“Ne jemi mësuar me videot e kësaj qeverisje, ku nuk tregojnë asgjë për punën e vet. Mundohen me disa video ‘fake’ të qesin hi syve qytetarëve. Sepse kryeministri Kurti fillimisht është dashur me prit në takim kryeministrin e Shqipërisë (Edi Rama), para se të shkojë në takime të tjera. Do të thotë ato video, ato çfarë është duke i bërë po i bën vetëm të mashtrojë 51 përqindëshin e vet. Që deri më tani është dështim në çdo subjekt të kësaj qeverie”, ka thënë ajo.
Deputetja e LDK-së shton se video e Kurtit teksa shtrëngon duart me presidentin ukrainas, Vlodimyr Zelenksy, është sikurse videot e tjera: “për t’u hedhur hi syve” të qytetarëve.
“Ne jemi mësuar me videot e kësaj qeverisje, ku nuk tregojnë asgjë për punën e vet. Mundohen me disa video ‘fake’ të qesin hi syve qytetarëve. Sepse kryeministri Kurti fillimisht është dashur me prit në takim kryeministrin e Shqipërisë (Edi Rama), para se të shkojë në takime të tjera. Do të thotë ato video, ato çfarë është duke i bërë po i bën vetëm të mashtrojë 51 përqindëshin e vet. Që deri më tani është dështim në çdo subjekt të kësaj qeverie”, ka thënë Krasniqi.
Krasniqi kritikoi edhe punën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, të cilën thotë se do e ftojë në raportim me fillimin e sesionit vjeshtor.
“Unë kërkoj që tashmë kur të nis sesioni vjeshtor që ministrja e Punëve të Jashtme të vijë dhe të raportojë në Komisionin për Integrim Evropian. Të tregojë se si për tri vite nuk ka pasur asnjë lobim, asnjë njohje nga organizata ndërkombëtare dhe asnjë njohje nga vendet të cilat ende nuk e njohin Kosovën, por vetëm kemi pasur stagnim. Kemi pasur sanksione nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në vend se të vijnë dhe të raportojnë për progres ne kemi pasur vetëm regres në këtë qeverisje”.
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi konsideron se nuk ka pasur transparencë në procesin e dialogut dhe as për marrëveshjen e arritur në Bratislavë./abcnews.al