E rëndë, një 45 vjeçar dërgohet pa shenja jete në spitalin e Bulqizës

schedule12:15 - 27 Gusht, 2023

schedule 12:15 - 27 Gusht, 2023

Një 45 vjeçar është dërguar pa shenja jete në spitalin e Bulqizës këtë të diele.

Sipas policisë mësohet se 45 vjeçari është dërguar pa shenja jete nga familjarët në spital dhe dyshimet e para janë se shkak për këtë është bërë një atak kardiak.

“Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Bulqizë, referuan materialet në Prokurori për vlerësim, pasi është dërguar në spital nga familjarët, pa shenja jete shtetasi 45 vjeç, banues në Ostren. Nga veprimet e para hetimore dyshohet  se shkaku i vdekjes së 45-vjeçarit, ka ardhur si pasojë e atakut kardiak”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!