Inteligjenca ruse po kryen një program “sistematik” të përhapjes së propagandës pro-Kremlinit përmes “objektivave civile” në SHBA dhe Perëndim. Kjo dëshmohet nga dokumentet e inteligjencës amerikane dhe të cituara nga mediat ndërkombëtare si CNN dhe New York Times.
Sipas dokumenteve, FSB po kryen një program sistematik për të manipuluar opinionin publik duke përdorur civilët rusë për të ndërtuar marrëdhënie me individë me ndikim amerikan dhe perëndimorë dhe më pas përhapjen e narrativave që mbështesin qëllimet e Kremlinit.
Rusia u akuzua gjerësisht se kishte vepruar për të ndikuar tek votuesit amerikanë në prag të zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës në SHBA, por këto përpjekje ishin krijuar për të pasur efekte afatshkurtra. Megjithatë, sipas NYT, FSB po përdor objektiva rastësorë në Shtetet e Bashkuara dhe Perëndim për të përhapur propagandën ruse dhe “këto përpjekje janë krijuar për të pasur efekte për një periudhë më të gjatë kohore”./abcnews.al


