Milano ‘goditet’ nga moti i keq/ Pemë të rrëzuara përtokë dhe dëmtime nëpër shtëpi

schedule22:54 - 26 Gusht, 2023

schedule 22:54 - 26 Gusht, 2023

Pasditen e së shtunës ka pasur një rrebesh të dendur në Milano në Italisë. Brenda dy orësh, në zonën e gjerë të qytetit italian, autoritetet lokale kanë marrë mbi 180 thirrje për ndihmë. Sipas mediae vendase, zonat jugperëndimore në komunat Trezzano, Corsico dhe Buccinasco janë kryesisht më të prekura.
Qytetarët kërkuan ndihmë për shkak të rënies së pemëve në rrugët kryesore apo dëmtimeve që kanë pësuar çatitë e shtëpive nga era e fortë. Një pjesë e Unazës Perëndimore të Milanos u mbyll përkohësisht për shkak të rënies së një peme. Probleme pati edhe për tramvajet e Milanos dhe disa lidhje hekurudhore.
Një burrë 68 vjeçar ka pësuar lëndime të lehta në kokë nga një pllakë e cila ra nga një ndërtesë në qendër të qytetit. Për shkak të rënies së pemës, trafiku është ndalur përkohësisht në autostradën që lidh Milanin me Genovan. Kryebashkiakët e Milanos dhe Monzas mbyllën parqet publike më herët për shkak të motit të keq. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!