Në më pak se 1 orë, “topçinjtë” e Arsenal do të presin në “Emirates Stadium” skuadrën e Fulham, në përballjen e vlefshme për javën e 3-të të kampionatit anglez të futbollit, përballje e cila rezervon spektakël të vërtetë.
Përsa i përket formacioneve, tekniku Mikel Arteta i ka rreshtuar “topçinjtë” e tij me formulën 4-3-3, ku në portë është vendosur si zakonisht Aaron Ramsdale. Në krahët e mbrojtjes janë Kiwior e Partey, me qendrën që mbulohet nga Ben White e Saliba. “Dirigjimi” i lojës në mesfushës i besuar treshes Odegaard, Rice e Kai Havertz, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Bukayo Saka, Leandro Trossard e Gabriel Martinelli.
Në krahun tjetër, tekniku i Fulham, Marco Silva ka vendosur t’i rreshtojë djemtë e tij me të njëjtën formulë, atë 4-3-3. Në portë është vendosur Bernd Leno e para tij Robinson, Bassey, Diop e Tete. Në mesfushë janë pozicionuar Pereira, Palhinha e Lukic, ndërsa sulmit mbushet nga treshja, Wilson, Reid e Raul Jimenez. /i.m /abcnews.al
Formacionet zyrtare: