Ministri i Brendshëm, Taulant Balla nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar në lidhje me shkeljet e drejtuesve të mjeteve.
Sipas tij për disa prej shkeljeve duhet ashpërsim i masave.
Masa më të forta sipas Ballës duhen marrë drejtuesve që drejtojnë automjetin nën efektin alkoolit e drogës, apo pa leje drejtimi.
Reagim i Ministrit të Brendshëm Taulant Balla:
Duhen masa më të forta kundër drejtimit të mjetit nën efektin e alkolit apo drogës.
Policia ka kryer arrestime në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, nën efektin e drogës apo për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Masa më të forta edhe për tejkalim të shpejtësisë në qendra të banuara apo akse rrugore./abcnews.al