U helmuan ditën e djeshme, largohen edhe turistët e mbetur nga spitali në Vlorë

schedule11:04 - 26 Gusht, 2023

schedule 11:04 - 26 Gusht, 2023

 

Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se janë larguar edhe turistët e mbetur në spitalin e Vlorës, të cilët u helmuan një ditë më parë.

Për këtë ngjarje, AKU ka gjobitur anijen për mos plotësim të kushteve higjeno – sanitare  dhe po ashtu është në pritje të analizave nga Tirana.

Mësohet se disa prej turisteve kanë konsumuar ushqim në anije, ndërsa disa të tjerë kanë konsuar ushqimin e marrë me vete.

Mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit u paraqitën 41 turistë polakë, ndërsa 22 prej fëmijëve dolën nga spitali që mbrëmë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!