“Rrugorja” e Fierit bën bilancin e muajit gusht/ 9 shoferë të arrestuar, 43 të proceduar dhe mijëra gjoba

schedule10:25 - 26 Gusht, 2023

schedule 10:25 - 26 Gusht, 2023

Policia Rrugore e Fierit ka bërë bilancin e muajit gusht, ku janë arrestuar 9 shoferë, pasi  drejtonin automjetin në gjendje të dehur dhe janë proceduar 43 të tjerë që drejtonin motomjetet, pa leje drejtimi.

Po ashtu gjatë këtij muaji janë ndëshkuar me masë administrative në total, 7623 drejtues mjetesh.

Njoftimi i policisë:

?Policia Rrugore e Fierit dhe makinat inteligjente, të pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut

Gjatë muajit gusht: ✅janë arrestuar 9 shtetas që drejtonin automjetet, në gjendje të dehur, dhe ✅janë proceduar penalisht 43 shtetas që drejtonin motomjetet, pa leje drejtimi.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik, Policia Rrugore, e pajisur me mjetet e teknologjisë bashkëkohore, ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.

Gjatë muajit gusht 2023, janë ndëshkuar administrativisht, në total, 7623 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:

✅Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 419 drejtues;

✅Janë ndëshkuar 1242 drejtues mjetesh për parakalime të gabura;

✅635 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;

✅524 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;

✅3922 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.

Policia e Rrugore e Fierit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre./abcnews.al