Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, foli pas humbjes 1-3 ndaj Fiorentinës, ku u shpreh shumë i zhgënjyer me atë që të besuarit e tij dhanë në fushën e lojës. Në fjalën e tij, tekniku i “Djallit” tha:
REZULTATI – “Kemi lojtarë të rinj dhe që përpiqen shumë të bëjnë gjëra të mira. Ndonjëherë, është më mirë të luajmë si skuadër. Sot nuk luajtëm si skuadër dhe rezultati ishte zhgënjyes.
TIFOZËT – “Ata janë mësuar me diçka tjetër, ata janë të justifikuar. Asgjë për të thënë. Tifozi paguan, mbështet Milanin, Zoti na ruajt. Ne duhet të shkojmë përtej këtyre gjërave”.
E ARDHMJA -“Unë marr përgjegjësitë e mia si trajner. Vazhdoj, jam i bindur për idetë e mia në të ardhmen”.
NDESHJA – “Sot dukej sikur skuadra nuk kishte bërë asnjë stërvitje së bashku, kjo është gjëja që më zhgënjen. Më pëlqeu skuadra në Torino, por sot loja la për të dëshiruar. Nuk arritëm të dilnim te loja jonë. Unë duhet të përfitoj sa më shumë nga lojtarët e mi, qëllimi im është ta bëj ekipin sa më shumë të konsoliduar. Bërja e gjërave së bashku ndihmon në kapërcimin e vështirësive”, tha Giampaolo./abcnews.al