Trajneri i Chelsea, Mauricio Pochettino ka folur për “mallkimin e numrit 9”. Kujtojmë se ky numër është mbajtur në shpinë nga ish-lojtarë të bluve si Fernando Torres, Pierre-Emerick Aubameyang, Alvaro Morata, Romelu Lukaku, Radamel Falcao, Gonzalo Higuain dhe shumë sulmues të tjerë që nuk mund të luanin realisht në Stamford Bridge.
“Do t’i kërkoj stafit që t’u sjellë të gjithëve bluza me numrin 9. Duhet të bëjmë diçka për të ndryshuar këtë perceptim. Nëse blejmë një sulmues të ri, do të bëj çmos për të marrë numrin e nëntë”, tha Pochettino në një konferencë për shtyp. /G.D abcnews.al/