Preferohet për qetësinë/ Lezhë, laguna e Kunë Vain vizitohet nga të huajt

schedule10:24 - 22 Gusht, 2023

schedule 10:24 - 22 Gusht, 2023

 

Lezhe ka qenë një nga destinacionet më të preferuara të turistëve shqiptarë dhe të huaj, jo vetëm për bregdetin, por edhe për lagunën e Kunë Vain, një alternativë ndryshe dhe mjaft e preferuar këtë vit.

Gazetari i ABC News, Gjergj Figuri raporton se ndërhyrjet që janë bërë në këtë zonë, ka bërë që numri i turistëve të rritet.

Elementët që tërheqin vizitorët në këtë zonë janë disponimi i biçikletave për të vozitur zonën, teleskopi dhe dylbi për të parë zogjtë, po ashtu edhe gastronomia e pasur e zonës.

“Laguna e Kunë Vain mbetet një destinacion i rëndësishëm i turizmit në Lezhë. Përpos bregdetit, laguna është një alternativë ndryshe.

Ndërhyrjet që janë bërë në të, ka bërë që turistët të jenë më të shumtë. Çekë, polakë apo edhe spanjollë janë kryesisht vizitorët e kësaj zonë.

Ka disa elementë që kanë tërhequr vizitorët, pasi për një pjesë të mirë janë në dispozicion biçikletat për të eksploruar zonën, po ashtu edhe teleskope dhe dylbi.

Ka dhe disa elementë shtesë, siç është për shembull gastronomia e pasur e kësaj zone” tha ndër të tjera gazetari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!