15 vite në mërgim, ish-kryeministri i Tajlandës burgoset sapo kthehet në vend

schedule08:54 - 22 Gusht, 2023

schedule 08:54 - 22 Gusht, 2023

Ish-kryeministri i Tajlandës, Thaksin Shinawatra, është burgosur pasi u kthye në vend pas 15 vitesh në mërgim. Ai mbërriti të martën në mëngjes me një avion privat, përpara votimit për liderin e ardhshëm tajlandez.

Ai është dënuar me 8 vite për çështje penale të motivuara politikisht. Thaksin, udhëheqësi më i suksesshëm i zgjedhur i Tajlandës, ka qenë prej kohësh i frikësuar nga konservatorët, të cilët kanë mbështetur grushtet e shtetit dhe rastet gjyqësore të diskutueshme për ta dobësuar atë.

Por tani ai u rikthye dhe zbarkoi në aeroportin kryesor të Bangkok, ku u prit nga qindra mbështetës besnikë që ishin mbledhur gjatë natës për ta parë atë. Ai u dërgua menjëherë në Gjykatën e Lartë ku u dënua me tetë vjet për akuzat e pazgjidhura, dhe më pas në paraburgim në Bangkok.

Jashtë aeroportit Don Mueang, 63-vjeçarja Samniang Kongpolparn kishte pritur që nga e hëna në mbrëmje për të parë Thaksin. Ajo, si shumë nga mbështetësit e tjerë, kishte udhëtuar nga provinca Surin në verilindje, bastioni i partisë së Thaksin në dekadat e fundit.

“Ai është kryeministri më i mirë që kemi pasur ndonjëherë. Edhe pse nuk do ta takoj sot, prapë doja të vija për t’i treguar mbështetje,” tha ajo.

/abcnews.al