Ish-zëvendësministri i Jashtëm grek në qeverinë SYRIZA, Nikos Xydakis ka komentuar së fundmi arrestimin e Fredi Belerit në Himarë. Në një intervistë për ERT, ai tha se Beleri nuk është i pafajshëm dhe se nuk duhet të bëhet një problem për marrëdhëniet diplomatike mes Shqipërisë dhe Greqisë.
“Athina dhe Tirana e dinë rolin e Belerit. Ai nuk është një njeri i pafajshëm, ai ka një histori politike dhe një histori të errët. Duhet ta kishte pastruar këtë histori shumë muaj më parë. Dhe të mos bëhet një gjemb diplomatik në marrëdhëniet jo aq të mira mes Athinës dhe Tiranës”, tha diplomati grek.
Να σημειωθεί ότι ο Ξυδάκης που βγαίνει στην τηλεόραση και τα λέει αυτά, έχει διατελέσει Αναπληρωτής Υπουργός Εξωτερικών επί ΣΥΡΙΖΑ.
Ξυδάκης: Ο Μπελέρης δεν είναι ένας αθώος άνθρωπος. Έχει σκοτεινή ιστορία pic.twitter.com/EEEreFpfal
— Ομάδα Αλήθειας (@omadaalithias) August 21, 2023
Sot, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar la në burg kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës duke rrëzuar kërkesën e tij për zbutje të masës së sigurisë. Beleri ka kërkuar masë më të lehtë sigurie me dy arsye: Probleme shëndetësore dhe mos t’i mohohet e drejta për të drejtuar bashkinë e Himarës.
Fredi Beleri mbahet në arrest prej 12 majit të këtij viti pasi u arrestua për korrupsion në zgjedhje./abcnews.al