Manastirliu inspekton punimet në Maternitetin “Koço Gliozheni”: Investimi përfundon brenda këtij viti

schedule15:13 - 21 Gusht, 2023

schedule 15:13 - 21 Gusht, 2023

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu ka inspektuar punimet që po kryhen në Maternitetin “Koço Gliozheni”, në Qendrën e Gruas, Urgjencës dhe Qendrën e Riprodhimit të Asistuar (fertilizimit invitro).

“Ky është një spital, i cili, riorganizohet pas këtij investimi, me një strukturë të re pritëse, me një strukturë të re shërbimi urgjence, ku do të kemi një pritje adekuate për të gjitha gratë shtatzëna apo që marrin shërbin shërbime në këtë strukture, e mbi të gjitha do të kemi mundësi edhe për optimizimin e shërbimit, pra gjithë stafet mjekësore do të qëndrojnë tashmë të organizuar në këto struktura që ne po adaptojmë në mënyrën më të mirë funksionale”-tha Ministrja Manastirliu.

Duke folur për Qendrën e Riprodhimit të Asistuar, Ministrja Manastirliu theksoi se për herë të parë në Shqipëri po krijohen kushtet për të realizuar procedurën e riprodhimit invitro falas. “Puna nuk po ndalet dhe për Qendrën e Riprodhimit të Asistuar, ku brenda këtij viti, ashtu sikurse kishim premtuar, do të fillojmë këtë procedurë të re. Ne jemi duke punuar për investimin sa i përket infrastrukturës, e më tej, pajisjet bio-mjekësore dhe të gjithë paketën e barnave të cilat janë të nevojshme, për të filluar riprodhimin e asistuar për herë të parë në spitalet publike. Jemi duke punuar për përgatitjen e stafit dhe për fuqizimin e kapaciteteve në këtë drejtim, në mënyrë që të kemi dhe një ekip të mirë-trajnuar, i cili do të vazhdojë edhe edukimin në vazhdim përsa i përket këtyre procedurave, të cilat, për herë të pare, do të realizohen në spitalin publik, pikërisht në Maternitetin ‘Koço Gliozheni’,”- tha Ministrja Manastirliu.

Pas investimit në bllokun operator në Maternitetin “Koço Gliozheni” po vijon puna për rikonstruksionin e shërbimit të Urgjencës, spitali ditor dhe investimi në Qendrën e Riprodhimit të Asistuar, qendra e pare e këtij lloji në spitalet publike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!