Elbasan/ Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën 8 vite më parë: Arrestohet 65-vjeçari

schedule13:22 - 21 Gusht, 2023

schedule 13:22 - 21 Gusht, 2023

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një 65-vjeçar, pasi në ambientet e komisariatit janë paraqitur, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj.

Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologes dhe avokatit

Njoftimi i policisë:

DVP Elbasan

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan vunë në pranga shtetasin , 65 vjeç, banues në Elbasan, pasi rreth orës 10:00, të datës 20.08.2023, janë paraqitur në ambientet e Komisariatit, një 14-vjeçare dhe nëna e saj, të cilat kanë kallëzuar se në vitin 2015, shtetasi. ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të miturën, në shtëpinë e gjyshërve të saj. Veprimet procedurale me të miturën janë kryer në prani të nënës së saj, psikologës dhe avokatit. Vijojnë hetimet në drejtimin e Prokurorisë, për të verifikuar këtë kallëzim.