Pasi kaluan pushimet në Shqipëri, emigrantë e turistë po largohen drejt shtëpive të tyre jashtë kufirit.
Vetëm në 24 orët e fundit nga pika kufitare e Kakavijës kanë dalë mbi 7 mijë persona.
Pavarësisht fluksit të lartë në daljë radhë e pritje nuk ka pasur pasi autoritetet shqiptare po punojnë me të gjitha kapacitetet.
Edhe në portet e vendit ikjet kanë qënë më të shumta se ardhjet.
Në Durrës vetëm gjatë fundjavës u larguan rreth 20 mijë persona, emigrant e turistë,
Tragetet kanë operuar me lundrime të dyfishta ndërsa në port janë në funksion 32 sportele që menaxhojnë fluksin e udhëtarëve.
Ndërsa në jug tragetet e linjës Vlorë Brindisi përcollën përtej Adriatikut rreth 8 mijë persona gjatë fundjavës.
Këto ditë të fundit të gushtit pritet që numri i atyre që lënë Shqipërinë qoftë përmes porteve apo pikave kufitare tokësore të jetë edhe më i lartë./abcnews.al