Milan-Fiorentina është një nga përballjet më të bukura të ditës së sotme në Serie A. Dueli do të zhvillohet në orën 20:45 dhe të dy ekipet synojnë fitoren.
Kuqezinjtë vijnë nga dy humbjet me Interin dhe Torinon, por tifozët janë gati për t’i dhënë mbështetjen e radhës atyre. Në San Siro do të jenë të pranishëm rreth 50 mijë të pranishëm, ndërsa 700 vetë do të jenë në mbështetje të Ribery me shokë.
Ky është një test i rëndësishëm për Milanin dhe trajnerin Giampaolo. “Djalli” ka konfirmuar besimin kundrejt trajnerit, por ekipi i tij duhet të sigurojë trepikëshin në këtë sfidë, pavarësisht vështirësive përballë një ekipi si Fiorentina. /abcnews.al