Meghan Markle dhe Princi Harry tani janë të martuar me dy fëmijë, Archie dhe Lilybet, por janë bërë nostalgjik dhe janë kthyer pas në kohën kur ata sapo ishin në lidhje.
Duka dhe Dukesha e Sussex vendosën të ndajnë videon personale në një episod të dokumentarëve të Netflix, “Harry & Meghan”, ku ata vrapojnë në mal gjatë pushimeve në vitin 2016.
Dyshja kishin veshur kostume të plota bore dhe kapele leshi dhe zbritën nga mali në një perëndim mahnitës të diellit.
“Kam arritur të hap zemrën time”, tha Harry, duke pranuar se ai po binte në dashuri me Meghan në këtë fazë. Një tjetër nga udhëtimet e tyre ishte në Afrikë dhe një foto e Meghan në një pamje safari u shfaq në dokumentarin e tyre.
Duke folur për takimin e tyre të tretë, Harry tha: “Ne shkuam në kamping nën yje… Ne ishim vërtet vetëm atëherë, gjë që ishte jetike për mua për t’u siguruar që ne të kishim një shans për t’u njohur me njëri-tjetrin“./abcnews.al