KORÇË- Sigurohen pamjet filmike të kamerave të sigurisë ku një person shihet qartë duke hyrë në ambientet e brendshme të një supermaketi i cili ndodhet e një prej bulevardeve kryesore të qytetit të Korçës
Pamjet e siguruara tregojnë të riun i cili i pamaskuar hyn brenda dhe i drejtohet kasës, aty ku gjendeshin dhe leket e xhiros ditore deri në ato momente.
Punonjëset e supermarketit kanë deklaruar për oficerët e policisë se i riu i ka kërcënuar me thikë dhe në rrethana të tilla kanë qenë të detyruara të dorëzojnë shumën prej afro 100.000 lek te reja.
Policia ka sekuestruar pamjet e biznesit ku është realizuar vjedhja si dhe pamjet të bizneseve të tjera përgjatë këtij bulevardi për të bërë të mundur identifikimin e këtij personi.
Policia ka siguruar pamje të mjaftueshme për të shkuar në gjurmët e autorit të kësaj ngjarjeje/ n.m.abcnews.al