Britney Spears dhe Sam Asghari po i japin fund martesës vetëm një vit pasi ata i thanë ‘Po’ njëri-tjetrit dhe shtatë vitesh lidhjeje. Arsyeja e ndarjes, sipas asaj që raportojnë mediat amerikane, janë bërë thashethemet se ylli i popit e ka tradhtuar Asgharin, thashetheme të cilat ende nuk kanë konfirmuar.
Një burim tha se gjimnasti ishte larguar nga shtëpia e tyre dhe jetonte vetëm. Ai gjithashtu ka fshirë të gjitha fotot e përbashkëta në rrjete sociale. Ndarja e çiftit vjen vetëm dy muaj pasi ata festuan përvjetorin e parë të martesës në qershor. I njëjti burim thekson se Britney Spears shpesh bëhej e dhunshme ndaj tij.
Britney Spears is no longer asking for more of Sam Asghari’s love. More information on their split is here: https://t.co/QlxoQcyx0u pic.twitter.com/l7awF2Bd35
— E! News (@enews) August 16, 2023
Page Six raporton se Asgari dyshohet se po kërcënon Spears të nxjerrë materiale që do ta turpërojnë atë publikisht nëse ajo nuk pranon të rinegociojë kushtet e marrëveshjes paramartesore. Spears u sigurua të mbronte asetet e saj dhe bëri një marrëveshje paramartesore para se ata të lidhnin kurorë.
Sipas TMZ, marrëveshja paramartesore e nënshkruar nga Britney me Asghari parashikon që në rast divorci, ylli i popit do të mbajë të gjithë pasurinë e fituar para martesës së tyre, e cila vlerësohet në 60 milionë dollarë./abcnews.al