“Të vija te Real Madrid? Vendimi ishte shumë i lehtë. Kisha propozime nga klube te rëndësishme, por kur mësova për këtë opsion, vendimi erdhi menjëherë.”
Kështu ka startuar konferencën e tij të prezantimit ditën e djeshme portieri më i ri i Real Madrid, Kepa Arrizabalaga.
“Po arrij në një kohë kur jam më i pjekur. Jam gati ta përballoj këtë sfidë. Tani jam duke u fokusuar te Real Madrid, do të jap 100% për ekipin”, kanë qenë fjalët e tij të para me fanellën e spanjollëve.
Kepa do të zëvendësoje Courtois, pasi portieri belg pësoi një dëmtim të rëndë gjatë një seance stërvitore. Kepa është i huazuar nga Chealsea deri në fund të sezonit./h.ll/abcnews.al