Kevin de Bruyne jashtë për deri në 4 muaj.
Në ndeshjen e javës së parë të Premierligës kundër Burnley (3:0), ai u largua nga fusha në minutën e 23-të për shkak të dëmtimit. Ai u zëvendësua nga Mateo Kovacic.
“Gjithçka është serioze. Duhet të vendosim nëse do ta bëjmë operacionin, por ai do të jetë jashtë për disa muaj.
[Vendimi do të merret] në ditët në vijim. Ai do të mungojë për tre ose katër muaj”, tha trajneri i Manchester City, Pep Guardiola. /G.D abcnews.al/