Milani në shitje, 960 milionë € nga më i pasuri i Europës

schedule11:50 - 28 Shtator, 2019

schedule 11:50 - 28 Shtator, 2019

Milani mund të shitet, të paktën sikurse raportojnë mediat në Itali. “Elliot” është në bisedime me Bernard Arnault për ta shitur klubin kuqezi për shumën e 960 milionë euro. “La Repubblica” shkruan se bisedimet po shkojnë mirë dhe është menduar që në sezonin pasardhës në krye të stafit teknik të rikthehet Max Allegri. Synimi i “Elliot” ky ishte, të rikthente qëndrueshmëri në aspektin financiar dhe më pas ta shiste Milanin.

KUSH ËSHTË ARNOLD – Bernard Jean Etienne Arnault është njeriu më i pasur në Europë dhe aktualisht sipas revistës “Forbes” është numri dy në botë me një pasuri që shkon në rreth 108 bilion dollarë.

Manjati francez është pronari dhe shefi ekzekutiv i VMH Mowt Hennessy – Louis Vuitton SE, kompania më e madhe e mallrave luksoze. Arnold është gjithashtu një koleksionues arti dhe investitor në shumë fusha, në Europë dhe jo vetëm. /abcnews.al