8 persona janë shpallur në kërkim për vrasjen e Santiago Malkos mbrëmjen e 27 gushtit në Kryeqytet. Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest në burg” në mungesë, dhe më pas e referoi çështjen në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim 8 persona, të dyshuar si të implikuar në vrasjen e ish-efektivit Santiago Malko, mbrëmjen e 27 gushtit të këtij viti. Burime policore bëjnë të ditur se të dyshuarit janë: vëllezërit Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku dhe Dritan Agaj.
Policia bën të ditur se ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 8 automjetet e përdorura nga autorët për të kryer krimin, si dhe sendet e gjetura në brendësi të tyre.
Ndërkohë Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka vendosur si masë sigurimi personal “Arrest me burg” në mungesë, ndaj 8 personave të dyshuar si autorë të këtij atentati. Gjykata Penale i ka kalsifikuar këta persona si grup i strukturuar kriminal dhe akuzohen për kryerjen e veprave penale “Vrasja me paramendim”, “Mbajtja pa leje e armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Vjedhja” kështu çështja i ka kaluar për veprime të mëtejshme Krimeve të Rënda.
Burime nga grupi hetimore kanë bërë të ditur se , Leonard Duka dhe Dritan Agaj janë shoqëruar natën e ngjarjes por më pas janë lënë të lirë. Më herët po për këtë ngjarje është ndaluar me urdhër të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe shtetasi Blendi Teta, i akuzuar për “moskallëzim krimi” .
Teta i ka mohuar akuzat dhe nuk pranon të këtë pasur dijeni për atentatin pasi është larguar nga vendi i ngjarjes disa minuta para se të kryhej vrasja.
Organi i akuzës është shprehur se përvec pamjeve filmike, disponojnë edhe përgjimet midis tij dhe bashkjetueses, të cilës Blendi Teta i shpreh shqetësimin se mund ta akuzojnë për vrasje. 26-vjeçari Santiago Malko u ekzekutuat më breshëri automatike mbremjen e 27 gushtit, në rrugën Xhanfize Keko.
Autorët u larguan nga vendi i ngjarjes më një maktin tip benc që më pas u gjet e djegur së bashku me dy armët që dyshohet se u përdorën në atentat. /ABC News Albania 24/7