Mesfushori i Paris Saint-Germain, Leandro Paredes është gati të kalojë te Roma.
Sipas Fabrizio Romano, Roma pothuajse ka rënë dakord për transferimin e mesfushorit argjentinas nga PSG. Raportohet se palët duhet të zgjidhin detajet përfundimtare të marrëveshjes.
Më herët u raportua se futbollisti 29-vjeçar tashmë kishte rënë dakord me Romën për kushtet e një kontrate personale.
Kujtojmë se Paredes e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Juventusi. Për klubin torinez, mesfushori mori pjesë në 35 ndeshje në të gjitha garat, në të cilat shënoi një gol. /G.D abcnews.al/