Pikët e grumbulluara nga mesatarja e maturës shtetërore, të cilën Fakulteti i Mjekësisë e kërkon mbi 8.5 përbëjnë 70% të vlerësimit dhe pikët që do të marrin në testim përbëjnë 30 % të vlerësimit.
Në qendrën e shërbimeve arsimore u testuan të hënën zhvilluan provimin grupet e para. Testimi zhvillohet online dhe kandidatët për student mjekësie u njohën me vlerësimin menjëherë. Pas provimit qëndrimet e tyre për tezën ishin të ndryshme.
“Ishte pak i vështirë. Një pyetje nuk ishte siç duhet, përgjigjen e kishte të gabuar, me aq sa kuptova unë”
“Jam e kënaqur…vlerësim mesatar”
“Duhet të kishte pak më shumë kohë, të paktën edhe 15 minuta”
Për herë të parë studentët që do të shpallen fitues për të ndjekur studimet në mjekësi do të lidhin kontratë që pas studimeve të ofrojnë shërbim shëndetësor për 5 vite në vendin tone.
“Nuk e kam vendosur ende, ndoshta do ta firmos, ndoshta do të paguaj tarifën”
“Sigurisht që mjekët duhet të japin kontribut në Shqipëri, pavarësisht se mendoj se kjo nuk është zgjidhja më e mirë e mundshme”
Nga 1813 maturantë që kanë aplikuar do të përzgjidhen 400 studentë fitues. Së bashku me kuotat nga diaspora, në total do të jenë 464 studentë që do të ndjekin vitin e parë në mjekësi.