DURRËS- Policia Kufitare dhe ajo Detare kanë shpëtuar 12 persona, që rrezikuan të mbyteshin në det ndërkohë që lundronin me dy skafe.
Njëri nga mjetet lundruese me 8 pasagjerë, 3 prej tyre të mitur pësoi defekt në mes të detit, në Vilun të Velipojë, ndërsa mjeti tjetër me 4 pasagjerë u përplas me gurët dhe rrezikoi të fundosej në vendin e quajtur “Bishti i Pallës” në Durrës.
Të gjithë pasagjerët, që ndodheshin në skafe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Ata falënderuan shërbimet e Policisë, për gatishmërinë dhe ndihmën e ofruar./ abcnews.al