Plani i Paratiçit, Juventusi rinis sulmin për talentin italian

schedule08:31 - 28 Shtator, 2019

schedule 08:31 - 28 Shtator, 2019

Juventusi ka një strategji të qartë për “bllokimin” e talenteve italianë. Emri i fundit që po qarkullon në listat e drejtuesve torinezë është Sandro Tonali.

“Gazzetta dello Sport” raporton se bardhezinjtë kanë nisur kontaktet me klubin e Brescias për të marrë të drejtën e blerjes së mesfushorit 19-vjeçar, për të cilin u interesuan edhe verën e kaluar. Tonali është ndër talentët më të mëdhenj italianë.

Pavarësisht moshës së re, Roberto Mancini e ka grumbulluar në kombëtare, edhe pse debutimi nuk ka ardhur ende. “Zonja e vjetër” ka rinisur kontaktet me klubin breshian dhe vetë lojtarin. Dy emra të tjerë që pëlqehen shumë nga Juventusi mbeten edhe Zaniolo i Romës dhe Chiesa i Fiorentinës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!