Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në afërsi të fshatit Shtëpëz në Gjirokastër.
Dy makina tip “Benz” me drejtues Kostandin Dhimitrin dhe “Renault”, me drejtues Josif Zoton janë përplasur me njëra-tjetrën, e për pasojë janë lënduar 3 pasagjerë, Minushe Tori, Bajram Tori dhe Lirika Zoto.
Për fat të mirë të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe po marrin ndihmën mjekësore në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës.
/abcnews.al