Duke folur për globalizmin dhe ndryshimet klimaterike në fjalën e tij në Asamblenë e përgjithshme të OKB-së në Nju Jork, Kryeministri Edi Rama ka përmendur tërmetin më të fundit në Shqipëri dhe tha se shekja ka ëprparuar mjaft por jo të parashikojë tërmetet para rënies së tyre.
“Mekanizmat e sigurisë janë shtuar, emigracioni, ekstremizmi, krimi dhe kontrabandimi i qënieve njerëzore nuk kanë sfiduar thjesht mjedisin e sigurisë, por të ardhmen tonë. Kërkon një ndërveprim shumë herë efikas.
Të premten e shkuar anulova fluturimin nga tërmeti që ra. Vendi ka pasur dëme por nuk ka pasur humbje jete njerëzish dhe pas tërmetit u përshi nga përmbytjet.
Shkenca ka ecur mjaft por jo të jetë në gjendje të parashikojë rënien e tërmeteve”. /abcnews.al