Pak orë para votimit në asamblenë e OKB të rezolutës për Izraelin,e pas kërcënimeve të Trump për ata që do votonin kundër, Presidenti Erdoan u bën thirrje vendeve antare të mos shesin vullnetin e tyre për një grusht dollarë.
Turqia sot i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të mos “shitet” për “një grusht dollarë” pasi presidenti i SHBA, Donald Trump kërcënoi se do të shkurtonte ndihmën financiare para votimi të OKB-së të rezolutës për çështjen e Jeruzalemit.
“Mbi të gjitha, mos e shisni vullnetin tuaj për një grusht dollarë”, tha në një fjalim në Ankara, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan. Trump ka kërcënuar të shkurtojë ndihmat për vendet që votojnë të enjten në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së një rezolutë që dënon njohjen e Jerusalemit si kryeqytetin e Izraelit.
Nderkohe Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, do të jetë në Neë Yorkun për votimin në Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të enjten, njoftuan burimet diplomatike turke. Çavuşoğlu, do të zhvillojë negociata në mbështetje të Palestinës para votimit, shtuan burimet.
Ky hap vjen dy javë pasi Ëashingtoni njoftoi vendimin për të njohur qytetin e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit dhe për të filluar procesin e zhvendosjes së ambasadës së saj në këtë qytet nga Tel Avivi, qytet ku të gjitha kombet e tjera kanë objektet kryesore diplomatike./abcnews.al