Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korfuz, ku sipas informacioneve një 40-vjeçare ka akuzuar partnerin e saj se ka abuzuar me 5 fëmijët e saj të mitur.
Denoncimi është bërë të mërkurën, ku nëna 40-vjeçare pretendon se partneri i saj 44-vjeçar ka abuzuar seksualisht me pesë fëmijët e saj, muajt e fundit. Bëhet fjalë për dy vajza, 12 dhe 9 vjeç dhe 3 djem, 9 dhe 14 vjeç.
Ndaj 44-vjeçarit është ngritur një dosje për përdhunim dhe akte seksuale me të mitur. Deri më tani, nuk është përcaktuar koha në të cilën dyshohet se janë kryer veprat e lartpërmendura.
/abcnews.al