E rëndë në Argjentinë/ Bandat vrasin një 11-vjeçare, pezullohen fushatat elektorale në vend

schedule10:57 - 11 Gusht, 2023

schedule 10:57 - 11 Gusht, 2023

Vdekja e një nxënëseje 11-vjeçare në Argjentinë, pas një sulmi të bandave ka tronditur vendin, për pasojë kandidatët për president të vendit kanë pezulluar fushatat e tyre elektorale.

Morena Domínguez u sulmua nga dy burra me motoçikletë ndërsa ishte duke shkuar për në shkollë të mërkurën në mëngjes në provincën e Lanus. Në pamjet e kamerave të sigurisë, banditët mund të shihen duke e goditur me grusht dhe duke ikur, ndërsa një kalimtar i rastit nxiton për ta ndihmuar.

Vdekja e saj nxiti protesta masive dhe e vendosi krimin në qendër të debatit politik të vendit përpara votimit të së dielës.

Sipas The Guardian  Axel Kicilof, i cili po kërkon rizgjedhjen si guvernator i provincës së Buenos Aires, ka pezulluar fushatën e tij ashtu si kryebashkiaku, Néstor Grindetti.

Të njëjtën gjë bëri edhe ministri i Ekonomisë i vendit, Sergio Massa.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!