Sipas të dhënave zyrtare të publikuara të enjten, numri i vetëvrasjeve në SHBA në vitin 2022 theu një rekord, duke iu afruar 50,000 dhe duke regjistruar një rritje prej 2.6% krahasuar me një vit më parë.
Më shumë se gjysma e vetëvrasjeve në vend vitin e kaluar ishin me armë, sipas shifrave nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
“Nëntë në dhjetë amerikanë besojnë se Amerika po përballet me një krizë të shëndetit mendor,”tha Sekretari i Shëndetësisë i SHBA, Javier Becerra, sipas një njoftimi për shtyp të lëshuar nga agjencia e tij.
Ai shtoi se shumë njerëz ende besojnë se të kërkosh ndihmë është një shenjë dobësie.
Shkalla e vetëvrasjeve në vitin 2022 – 14,9 për 100,000 banorë është 5% më e lartë se niveli i mëparshëm i të gjitha kohërave prej 14,2 vetëvrasje për 100,000 banorë në vitin 2018.
Në shifra totale, 49,449 vetëvrasje u regjistruan në vitin 2022, krahasuar me 48,183 në 2021, sipas të dhënave të CDC.
/abcnews.al