Zbulohen eshtrat e fosilizuara të një balene 41 milionë vjeçare në Egjipt

schedule22:20 - 10 Gusht, 2023

schedule 22:20 - 10 Gusht, 2023

Arkeologët kanë zbuluar disa eshtra balene të fosilizuara që mendohet se kanë jetuar në Egjipt 41 milionë vjet më parë, njoftoi sot Universiteti Amerikan në Kajro (AUC).

Balena u emërua ‘Tutcetus Rayanensis’, sipas faraonit Tutankhamun. Paleontologët vlerësojnë se balena ishte 2.5 metra e gjatë dhe peshonte 187 kilogramë.

Ky është regalosaurusi më i vogël (specia parahistorike e balenës, e cila është zhdukur) që është zbuluar deri më sot dhe është një nga ekzemplarët më të vjetër të kësaj specie në Afrikë,” thotë AUC në një njoftim.

Fosilet u gjetën në një zonë të Egjiptit që dikur ishte e mbuluar nga uji i detit. Zona njihet gjerësisht si “Lugina e Balenave” dhe përmban fosile “të paçmuara”, sipas UNESCO-s.

Në gusht 2021, arkeologët egjiptianë kishin zbuluar aty pranë fosilin e një specie amfibe balene që daton 43 milionë vjet më parë. Ndërsa në vitin 2018, studiuesit zbuluan skeletin më të vjetër të dinosaurëve në Afrikë, i cili vlerësohet të ketë jetuar 75 milionë vjet më parë./abcnews.al