I arrestuar për aksident me vdekje/ Dritan Memolla person me rrezikshmëri të lartë, procedohen shoqëruesit babë e bir

schedule10:46 - 10 Gusht, 2023

schedule 10:46 - 10 Gusht, 2023

Dritan Memolla ra në prangat e policisë së Durrësit ditën e djeshme pasi kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie” duke lëvizur edhe i armatosur.

Në momentin që ka parë policinë, Memolla ka hedhur armën dhe ka tentuar t’i ikë policisë, por nuk ka mundur.

Ai është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy vite më parë u arrestua pasi aksidentoi për vdekje një person.

Policia njofton se po ashtu janë proceduar në gjendje të lirë dy shteas babë e bir, të cilët shoqëronin 36-vjeçarin për moskallëzim krimi.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Finalizohet operacioni policor i koduar “Background”, sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Operacioni, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme kundër armëmbajtjes pa leje, rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët dhe inteligjencës policore.

Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 36-vjeçari, shtetas me rrezikshmëri të lartë për komunitetin.

36-vjeçari, me disa precedentë penal, u kap teksa levizte me këmbë, në shkelje të një mase sigurie “Arrest në shtëpi”.

Procedohen penalisht 2 shtetas (babë e bir) që shoqëronin të arrestuarin, për moskallëzim të krimit.

Si rezultat i bashkëpunimit të pandërprerë me qytetarët, si dhe nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Background”, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të Policisë, për kapjen e shtetasve me rrezikshmëri për komunitetin, që lëvizin të armatosur.

Në kuadër të këtij operacioni, u vu në pranga shtetasi  36 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas u kap në flagrancë teksa lëvizte me këmbë, në lagjen nr.15, dhe gjatë kontrollit fizik të tij, Policia i gjeti 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, të gatshme për qitje. Nga verifikimet ka rezultuar se 36-vjeçari kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar për një aksident rrugor, me pasojë vdekjen. Gjithashtu, ky shtetas kishte precedent të theksuar penal për krime në fushën e narkotikëve. Në vijim, pistoleta dhe krehri i saj me fishekë luftarak, u sekuestraun në cilësinë e provës materiale.

Në kuadër të këtij operacioni, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit., 56 vjeç dhe  22 vjeç (babë e bir), lidhje shoqërore të 36-vjeçarit, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Këta 2 shtetas shoqëronin shtetasin D. M., kur u kap nga Policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.