Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tronditet Ekuadori, momenti i vrasjes së kandidatit për president

schedule08:52 - 10 Gusht, 2023

schedule 08:52 - 10 Gusht, 2023

Ekuador është tronditur nga vrasja brutale e kandidatit për president të vendit, Fernando Villavicencio. Politikani 59-vjeçar, i dyti në sondazhet në Ekuador, u qëllua në kokë të mërkurën mbrëma  rreth dy javë para zgjedhjeve ndërsa hipi në makinën e tij pas një mitingu fushatës në kryeqytetin Quito.

Fernando Villavicencio, dikur sindikalist, pastaj gazetar përpara se të bëhej politikan ishte ndër tetë kandidatët në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Ekuadorit.

Ai u vra duke u larguar nga një sallë në pjesën veriore të kryeqytetit, ku sapo kishte përfunduar një tubim parazgjedhor, rreth orës 18:20, sipas mediave. Videoja tregon momentin e ekzekutimit të tij me armë zjarri.

Nëntë persona të tjerë, duke përfshirë një kandidat për deputet dhe dy oficerë policie mbetën gjithashtu të plagosur.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!