Chelsea ka njoftuar se Reece James është bërë kapiteni i ri i skuadrës. Futbollisti 23-vjeçar është i diplomuar tek Chelsea pasi përfundoi në akademinë e klubit në moshën 6-vjeçare.
James bëri 147 paraqitje zyrtare për ekipin e parë të Chelsea. Në to, futbollisti shënoi 11 gola dhe 20 asistime për shokët.
Kujtojmë se më herët shiritin e kapitenit te Chelsea e mbante Cesar Azpilicueta. Në korrik, spanjolli u transferua në Atletico Madrid.
Chelsea do të përballet me Liverpoolin në javën e parë të sezonit të ri të Premier League. Ndeshja do të zhvillohet të dielën më 13 gusht. /G.D abcnew.al/