Qeveria italiane taton bankat, miraton taksë 40 përqind të fitimeve nga normat e interesit

schedule23:02 - 8 Gusht, 2023

schedule 23:02 - 8 Gusht, 2023

Italia ka miratuar një taksë prej 40% mbi fitimet që kanë bankat sa i përket normave më të larta të interesave.

Ky vendim në shtetin fqinj ka ndikuar menjëherë në tregun e aksioneve duke shënuar një rënie të ndjeshme ndërsa Qeveria Italiane deklaron se ka raporte që tregojnë se bankat italiane kanë pasur fitime rekord si pasojë e rritjes së normës së interesit, një lëvizje e bankave kjo që synon të ul nivelet e inflacionit.

BankatiItaliane thonë se ky vendim do të ketë pasoja negative për sektorin e tyre, ndërsa qeveria thotë se këto të ardhura do të përdoren për të ndihmuar mbajtësit e hipotekave dhe për të ulur taksat.

Kjo lëvizje e papritur u dakordësua nga ministrat e Qeverisë Meloni në një takim të zhvilluar në orët e vona të së hënës.

Ata u zotuan që të investojnë këto fonde për të ndihmuar familjet dhe bizneset që po përballen me rritje të kosotove të huamarrjes.

Taksa do të zbatohet për të ardhuarat neto nga interesi dhe hendeku midis normave të kredisë dhe depozitave bankare.

Nga ky vendim i qeverisë Italiane pritet të mblidhen rreth 2 milirdë euro ndërsa zëvendës kryeministri i vendit, Matteo Salvini deklaroi se mjafton të shihen fitimet e bankave për gjysmën e parë të vitit për të kuptuar rëndësinë e këtij vendimi.

Parlamenti italian ka 60 ditë kohë për të miratuar këtë dekret duke e kthyer atë në ligj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!