Prej katër ditësh në tregun e shumicës të fruta-perimeve në Gjirokastër mungon energjia elektrike.
Tregtarët janë shqetësuar për gjendjen pasi shumë nga produktet ruhen në kushte frigoriferike.
Ata thonë se Ndërmarrja e Shërbimeve në këtë bashki, nuk po ndërhyn në terren për të bërë të mundur rikuperimin e defektit të shkaktuar nga moti keq.
Tregu i shumicës së fruta-perimeve në Gjirokastër, është i vetmi që furnizon Gjirokastrën, Tepelenën dhe Përmetin me produkte vendase./ABC News Albania 24/7