Ministri i Brendshëm, grek Janis Oikonomou ka deklaruar se pas vrasjes së 29 vjeçarit nga huliganët kroatë janë shkarkuar nga puna 7 zyrtarë të lartë të policisë greke.
Sipas mediave vendase ai i ka cilësuar si të papranueshëm dhe dështim të kalimin e organizuar të huliganëve kroatë në territorin e Greqisë, pa u ndaluar asnjëherë nga autoritetet.
Për këtë arsye, ministri vendosi të largojë nga detyra disa zyrtarë të lartë të policisë në Janinë, Achaia dhe Corthiaff.
Ndër të tjera në reagimin e tij për ngjarjen, ministri Oikonomou la të kuptohet se në lidhje me dhunën në kryeqytet, pritet të ketë dhe arrestime të tjera./abcnews.al