E nisur që në fillimin e merkatos së verës, duket se “saga” e Harry Kane do të përfundojë këtë të dielë, me vetë “bomberin” që i ka vendosur klubit “ultimatumin”, skuadrës së tij, në mënyrë që këta të fundit të marrin një vendim.
Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike, “rekordmeni” anglez i ka bërë të qarta synimet e tij me klubin, ose Bayern Munich do të arrijë marrëshjen ose Kane do të qëndrojë në Londër edhe për një sezon e më pas do të largohet nga Tottenham, si një lojtar i lirë.
Oferta e fundit e refuzuar nga Presidenti i Tottenham, Daniel Levy mban shifrën e 100 milionë eurove, 29 më pak seç kërkon ai për kartonin e Kane, por me dëshirën e këtij të fundit për t’u larguar, klubi mund të pranojë dhe ofertën e “bavarezëve”. /i.m /abcnews.al