Solomon alarmon Partizanin, Lerdës nuk i mjafton… Demi

schedule09:05 - 27 Shtator, 2019

schedule 09:05 - 27 Shtator, 2019

Zakonisht në vitet e fundit Tirana ka qenë skuadra që ka pasur presionin më të madh në derbi, kurse këtë herë do të jetë ndryshe. Ai ka kaluar nga Partizanit dhe më së shumti te trajneri Franco Lerda. Të kuqtë nuk e kanë nisur mirë kampionatin dhe përveç rezultateve shqetësojnë edhe lojërat.

Ato nuk japin garanci që Partizani do të jetë një nga rivalët kryesorë për titullin kampion. Derbi është testi i tij dhe presidenti Gaz Demi e ka thënë hapur: “Nëse nuk fitojmë me Tiranën, i pari që ikën është trajneri”. Kjo e shton edhe më shumë presionin.

DËMTIMET – Në kampin e kuq shqetësimet kanë qenë prezentet që pas ndeshjes me Bylisin. Deian Boldor dhe Bruno Telushi janë pikëpyetjet e mëdha për formacionin. Të dy lojtarët kanë punuar veçmas grupit dhe mbetet për t’u parë nëse sot do të punojnë me ritëm të plotë.

Për të mos mjaftuar dilemat për dy lojtarët e mësipërm, një tjetër lojtar që ka shqetësuar është sulmuesi Theophilus Solomon. Nigeriani ka pasur një shqetësim ditën e djeshme dhe do të shihet me kujdes gjendja e tij para derbit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!