Trajneri i Milanit, Marco Giampaolo, tha pas humbjes kundër Torinos se kjo ishte ndeshja më e mirë që Milani ka zhvilluar këtë sezon. Mes të tjerash, numri një i stolit kuqezi tha:
NDESHJA – “Loja ishte nën kontrollin tonë, ne thjesht nuk arritëm të shënonim golin e dytë. Më pas, në katër minuta, e tërë ndeshja ndryshoi”.
RASTET – “Ne patëm mundësi të shënonim përsëri me Piatek dhe Kessie, kështu që krijuam shanset. Kishte gabime, por ishte ndeshja më e mirë e sezonit deri tani. Dominuam për periudha të gjata të takimit, por nuk ia dolëm të marrim atë që donim”.
REZULTATI – “Më zhgënjen, sepse skuadra punon shumë dhe bën gjithçka mundet dhe kur rezultatet nuk vijnë, kjo është zhgënjyese. Ata po përpiqen të punojnë si ekip dhe të ndjekin planin që kemi. Ishte një humbje e pamerituar”.
SKUADRA – “Unë kam një grup solid dhe nuk mund të ankohem. Edhe ata që kritikohen më shumë janë lider të vërtetë. Ka momente kur një lojtar është në gjendje më të mirë. Ne e dinim se Theo Hernandez dhe Ismael Bennacer kishin talent, kjo nuk është një surprizë. Jam i bindur që skuadra mund të vazhdojë, pavarësisht kësaj pengese”.