Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan së fundmi ka deklaruar se synon që në komunikimin e parashikuar me presidentin rus Vladimir Putin ti propozojë atij një rifillim të bisedimeve për paqe me Ukrainën.
Sipas mediave ruse thuhet se Erdogan ka konfirmuar se një nga temat në këtë komunikim me homologun rus do të jetë armëpushimi i hershëm mes Ukrainës dhe Rusisë.
“Erdogan do të ofrojë ndërmjetësimin e tij duke ripërsëritur tezën se nuk do të ketë fitues në luftë dhe humbës në procesin e paqes”, shkruajnë mediat, ku ndër të tjera theksojnë se presidenti turk është “I vetmin lider botëror” që gëzon “besimin e sinqertë” të Putinit dhe Zelensky”./abcnews.al