Medvedev: Do të nisim më shumë sulme ndaj porteve të Ukrainës

schedule17:03 - 5 Gusht, 2023

schedule 17:03 - 5 Gusht, 2023

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka sugjeruar se Moska mund të nisë më shumë sulme kundër porteve ukrainase në përgjigje të sulmeve të Kievit ndaj anijeve ruse në Detin e Zi.

Medvedev, aktuialisht nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, i cili u mblodh të premten, tha në një postim në llogaritë e tij zyrtare në mediat sociale, shkruan The Guardian.

“Të poshtër dhe të çuditshëm kuptojnë vetëm mizorinë dhe forcën. Me sa duket, goditjet në Odesa, Izmail dhe vende të tjera nuk u mjaftuan.

Nëse llumrat e Kievit duan të krijojnë një katastrofë ekologjike në Detin e Zi, ata duhet të marrin një të tillë në pjesën e territorit të tyre që së shpejti do t’i bjerë Polonisë dhe që do të qelbërë për shekuj pas kësaj… Ky do të jetë gjykimi përfundimtar për ta për marrëveshje drithi.