Emigrantët vijnë për pushime/ Rritet fluksi në Kapshticë. Në portin e Durrësit zbarkojnë shqiptarë nga gjithë Europa

schedule13:51 - 5 Gusht, 2023

schedule 13:51 - 5 Gusht, 2023

Ditët e para të muajit gusht kanë sjellë fluks në pikat kufitare të vendit. Emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në vendet fqinje po kthehen në Atdhe për të kaluar pushimet.

Kjo fundjavë ka arritur pikun e kalimeve në portin e Durrësit.

Këtë  të shtunë në portin më të madh të vendit mbërritën 5 tragete me 6 mijë persona dhe 2500 automjete.

Autoriteti portual ka vënë në dispozicion 32 sportele për të shmangur vonesat.

Që nga 1 korriku 62 mijë persona janë futur në Shqipëri përmes portit të Durrësit. Risi këtë vit është përdorimi i këtij porti nga shumë qytetarëve të Bashkimit Europian, që kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar pushimet.

Fundjava që përkon me nisjen e pushimeve të emigrantëve shqiptarë në Greqi ka rritur numrin e perosnave qe hyne edhe në pikën kufitare të Kapshticës.

Rreth 3500 persona kalojnë kufirin keto dite cdo 24 ore në Kapshticë. Që prej datës 1 gusht nga kjo pikë kufitare kane hyre për në Shqipëri rreth 17 mije qytetare.

Pavaresisht fluksit në të dyja anet e kufirit nuk ka pasur radhë dhe vonesa ne kryerjen e procedurave. Pala shqiptare punon me 3 sportele ne dalje dhe 3 ne hyrje, ndërsa pala greke punon me 2 sportele ne dalje dhe 2 ne hyrje.

Nga piken  doganore te Qafe Thanës prej 1 gushtit kanë hyrë ne territorin shqiptar rreth 22 mije persona, shumica e tyre vijne per te kaluar pushimet ne Shqiperi.

Në të dyja anët e kufirit punohet me kapacitet maksimal sportelesh dhe personeli per te perballuar fluksin, çfarë ka shmangur pritjet dhe radhët në kufi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!